Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare, u arrestua pasditen e djeshme në Como. Sipas medieve italiane i riu shqiptar kërkohej në të gjithë Evropën.

Ai akuzohet për pjesëmarrje në shoqatë kriminale me qëllim trafikun e drogës. Ndaj tij kishte një urdhër-arresti evropian dhe duhet të vuajë një dënim prej 15 vitesh burg.

Autoritetet e Como u alarmuan nga raporti i sistemit Alloggiati, i cili tregonte praninë e të kërkuarit në një hotel të qytetit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Megjithatë, kur mbërriti policia, 23-vjeçari nuk u gjet në strukturë. Menjëherë filloi kërkimi, me patrulla në të gjithë Comon.

Pas disa orësh kërkimi, i riu u gjet duke bërë xhiro turistike në Viale Geno, një nga zonat më të populluara të qytetit.

23-vjeçari u arrestua dhe pas formaliteteve u transferua në burgun Bassone në Como, ku do të qëndrojë në dispozicion të organeve të drejtësisë./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";