Të gjithë kemi parë shpesh nëpër dasma sesi shokët “hedhin” në ajër dhëndrin teksa janë duke festuar edhe kërcyer. Mirëpo, ky rit në një dasmë në Rumani duket se nuk ka shkuar ashtu siç pritej.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shokët e kanë hedhur në ajër dhëndrin, por më pas nuk kanë arritur ta kapin kështu ai ka thyer shtyllën kurrizore.

Momenti u kap nga kamera, në një video që tregon nusen duke kërcyer e lumtur vetëm disa sekonda para aksidentit të burrit Liviu Filimon.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dr. Lucia Dania tha për mediat vendase se Filimon kishte thyer shtyllën kurrizore, duke shtuar: “Progresi i tij duket pak i favorshëm.”

“Ai është shtruar në repartin e neurokirurgjisë dhe javën e ardhshme do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme,” tha ajo.