Mbreti Charles la spitalin këtë të hënë, pas ndërhyrjes që kreu në prostatë.

Monarku, 75 vjeç, u shtrua në Klinikën e Londrës të premten në mëngjes, në të njëjtin spital ku Princesha e Uellsit u trajtua pas operacionit abdominal.

Në një deklaratë, pallati mbretërir theksoi se mbreti do të riplanifikojë detyrat e tij publike në mënyrë që të marrë kohë për t’u shëruar plotësisht.

Ndërkohë, Kate Middleton doli nga spitali më herët sot për t’u rikuperuar në shtëpinë e saj në Ëindsor. Raportohet se mbreti Charles e vizitoi atë përpara ndërhyrjes së tij./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";