“Dritë” shprese në mes të luftës në Gaza.

Një foshnje e gjinisë femërore erdhi në jetë përmes ndërhyrjes cezariane, pasi nëna e saj u vra në një sulm izraelit në Rafah, në Rripin e Gazës.

Nga sulmi humbën jetën në total 19 persona mes tyre prindërit e foshnjës mrekulli dhe 13 fëmijë të së njëjtës familje.

“Foshnja, e cila peshon 1.4 kg dhe lindi me prerje cezariane, është në gjendje të qëndrueshme, shëndeti i vogëlushes po përmirësohet gradualisht”, tha për mediat mjeku Mohamed Salama.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nëna e foshnjës, Sabrin al-Sakani, ishte 30 javë shtatzënë kur u vra nga sulmet në Rripin e Gazës. Foshnja do të qëndrojë në spital për tre deri në katër javë, tha mjeku.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pasi të dalë nga spitali do të shohim se me kë do të jetojë foshnja, me tezen, dajën apo gjyshërit. Kjo është tragjedia më e madhe: edhe nëse ky fëmijë ka mbijetuar, ka lindur jetim”, tha mjeku për gazetarët.

Kur u pyet për viktimat në Rafah, një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se objektiva të ndryshëm ushtarakë u goditën në Gaza, duke përfshirë infrastrukturën ushtarake, raketahedhës dhe persona të armatosur.

Autoritetet shëndetësore palestineze të varrezave masive kanë njoftuar se më shumë se 34,000 njerëz janë vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i operacioneve izraelite atje.

Lufta shpërtheu më 7 tetor pas një sulmi të paprecedentë të Hamasit kundër Izraelit që mori jetën e rreth 1200 njerëzve. Për më tepër, dje Ministria e Shëndetësisë e Hamasit theksoi se 48 palestinezë u vranë dhe 79 të tjerë u plagosën në Gaza nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";