Autoritetet ukrainase kanë publikuar pamjet që tregonin momentin kur forcat ruse kapën kryebashkiakun e Melitopolit, një qytet në Ukrainën juglindore që ra nën kontrollin rus gjatë pushtimit.

Ministria e Jashtme e Ukrainës akuzoi Rusinë për shkelje të ligjit ndërkombëtar, duke rrëmbyer kryetarin e bashkisë, Ivan Fedorov. Rusia nuk ka bërë komente mbi fatin e Fedorov, ndërsa Ukraina thotë se forcat ruse e rrëmbyen atë pasi e akuzuan për terrorizëm.

Pamjet e shpërndara nga autoritetet ukrainase treguan një burrë që thuhet se ishte Fedorov duke u shoqëruar nga një grup burrash me uniformë nga Pallati i Kulturës Taras Shevchenko në Sheshin e Fitores së Melitopolit.

Pas kësaj qindra njerëz protestuan jashtë bashkisë në Melitopol, pas arrestimit të kryebashkiakut Ivan Fedorov nga forcat ruse të premten.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Liri për kryetarin e bashkisë Fedorov”, brohoriti turma, sipas një videoje të shkurtër nga TV shtetëror ukrainas në faqen e Facebook. Më shumë se 2,000 njerëz u dyndën në ndërtesën e pushtuar duke kërkuar lirimin e zyrtarit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e quajti arrestimin e Fedorov një “krim kundër demokracisë” në një video në Facebook të premten.

“Sot në Melitopol pushtuesit kapën kryebashkiakun e qytetit, Iv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";