VIDEO/ Momenti kur rebelët Houthi godasin cisternën greke në Detin e Kuq

Është bërë publike një video nga momenti kur rebelët Houthi sulmojnë anijen  greke “Zografia”. Ngjarja ka ndodhur të martën e 16 janarit, në zonën më të gjerë detare të Jemenit.

Në materialin vizual të transmetuar nga SKAI të premten, shihet raketa e cila godet anijen që më pas shpërthen në flakë.
Anija ishte nën flamurin e Maltës dhe i përket një kompanie me qendër në Athinë.

Houthis morën përgjegjësinë për sulmin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne shënjestruam të martën anijen Zografia, e cila po shkonte për në Izrael”, tha zëdhënësi ushtarak i Houthi në një deklaratë lidhur me ngjarjen.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.

Anija, e cila kishte lundruar nga Vietnami pa ngarkesë, është në pronësi të Vulcanus Technical Maritime Enterprises dhe vazhdoi për në Suez.

Kryenegociatori i Houthikishte thënë në fillim të kësaj jave se pozicioni i grupit nuk kishte ndryshuar pas sulmeve ajrore të udhëhequra nga SHBA në Jemen dhe paralajmëroi se sulmet ndaj anijeve të destinuara për në Izrael do të vazhdonin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai shtoi se kërkesat e grupit vazhdojnë të jenë për t’i dhënë fund sulmit izraelit në Gaza dhe për lejimin e ndihmave humanitare në pjesët veriore dhe jugore të enklavës.

“Ne nuk duam një përshkallëzim në Detin e Kuq dhe në Detin Arabik”, tha ai dhe akuzoi SHBA-në dhe Britaninë për militarizimin e Detit të Kuq me anijet e tyre luftarake./vizionplus.tv