ATHINË – Një ndjekje si nëpër filma ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje, 7 mars në zonën e Shën Panteleimonit në Athinë. Protothema.gr ka publikuar pamjet nga aksioni i policisë, teksa ndiqte një 30-vjeçar shqiptar.

Efektivët e policisë kanë tentuar të zbresin shoferin që nuk pranon të bindet duke bërë manovra të rrezikshme dhe duke vënë në rrezik jetën e tyre. Madje, në fund të videos dëgjohet sesi policia qëllon drejt gomave të mjetit në përpjekje për ta ndaluar.

Shqiptari, i cili nuk bindet dhe tenton të arratiset godet automjetet e parkuara dhe përplas makinën e policisë helene.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Përfundimisht automjeti është larguar, por jo për shumë kohë, pasi pak më vonë autori, i cili është nga Shqipëria, është ndaluar nga forcat e policisë së Athinës dhe është arrestuar në rrugën Nirvanas”, bëjnë me dije mediet greke.

Pas kontrollit në automjetin e tij, iu gjetën rreth 16 kilogramë hashash. Çështja është marrë në dorëzim nga Drejtoria e Sigurimit të Athinës./vizionplus.tv