Një orka mashkull  me nofkën Starboard u kap në video duke vrarë një peshkaqen të bardhë  dhe duke i hequr mëlçinë për ta ngrënë, gjithçka Brenda dy minutave.

Sipas National Geographic, është hera e parë që shkencëtarët kanë regjistruar një orkë duke shfarosur plotësisht një peshkaqen të bardhë, i konsideruar si një nga grabitqarët më vdekjeprurës në dete.

Starboard zakonisht gjuan me të afërmin e tij, një orkë tjetër mashkull i quajtur Port, pranë Cape Town, Afrika e Jugut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Videoja e publikuar nga Daily Mail është regjistruar në qershor 2023 në portin e Mossel Bay.

Starboard shfaqet duke vrarë një peshkaqen të bardhë 2.4 metra dhe duke hequr mëlçinë e tij të pasur me lëndë ushqyese. Orka më pas kaloi para varkës së kameramanit me mëlçinë e gjakosur në gojë.

Orkat, të njohura edhe me emrin e tyre anglez “balena vrasëse” (edhe pse i përkasin familjes së delfinëve) zakonisht gjuajnë në grupe. Sjellja e Starboard në këtë rast është veçanërisht e pazakontë, thotë Alison Towner, një specialiste e peshkaqenëve në Universitetin e Rhodes dhe autori kryesor i një studimi të ri të botuar në Gazetën Afrikane të Shkencës Detare.

“Strategjia e tij na befasoi vërtet. Në të kaluarën e kemi parë duke gjuajtur pranë orkave të tjera, duke përdorur bashkëpunimin për të neutralizuar peshkaqenë dhe për të ngrënë mëlçinë e tyre”, thotë Towner.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dy balenat vrasëse Starboard dhe Port, të cilët ndoshta janë vëllezër, kanë vrarë lloje të ndryshme peshkaqenësh në zonë që nga viti 2015, duke përdorur një teknikë të veçantë: Pasi i kanë copëtuar trupat e tyre, ata heqin me kujdes mëlçinë e pasur me kalori dhe lënë pjesën tjetër të trupit të paprekur./vizionplus.tv