Kanë kaluar pothuajse pesë muaj nga sulmi ajror dhe tokësor i Izraelit në Rripin e Gazës dhe shpërngulja masive e miliona njerëzve. Mungesa tragjike e ushqimit, ujit dhe kujdesit mjekësor ka çuar në atë që Kombet e Bashkuara e përshkruajnë si një krizë ekstreme ushqimore.

Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së ka ndërprerë dërgesat e ushqimit në Gazën veriore, ndërkohë që ndihma humanitare hidhet në enklavën palestineze në përgjithësi. OKB-ja kërkon që të sigurohen korridoret humanitare, por kjo nuk është e mundur në një kohë kur Palestina po përjeton një fatkeqësi humanitare.

Një studim i agjencisë së OKB-së për fëmijë paralajmëron se një në gjashtë fëmijë në Gazën veriore vuan nga mungesa e ushqimit me vdekjet e para nga kequshqyerja ekstreme që tashmë janë regjistruar. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";