Një incident ka ndodhur në aeroportin “Eleftherios Venizelos” të Athinës teksa Papa Françesku po ngjitej në avion.

Era e fortë që po frynte në ato momente bëri që Papa të humbiste kontrollin dhe të rrëzohej teksa po ngjiste shkallët.

Gjithçka ndodhi në sekond, por Ati i Shenjtë ruajti kontrollin duke u kapur tek mbajtëset e shkallëve, gjë që i lejoi të vijonte ngjitjen.

Ai zhvilloi një vizitë disa ditore në Greqi ku u takua me krerët e shtetit si edhe të Kishës Ortodokse të Greqisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";