Ushtria ukrainase ka publikuar pamjet e shkatërrimit të një regjimenti me trupa ruse, ku ndodhej edhe komandanti, Kolonel A.Zakharov. Beteja raportohet të ketë ndodhur në Brovary, në verilindje të Kievit, tha Ministria ukrainase e Mbrojtjes.

“Komandanti i regjimentit pushtues, Koloneli Zakharov, u likuidua gjatë betejës në Brovary dhe armiku pësoi humbje të mëdha”, tha ministria në Twitter.

CNN e ka lokalizuar dhe verifikuar videon e publikuar nga autoritetet ukrainase, ndërsa pamje të tjera dramatike treguan atë që kishte mbetur nga karvani rus

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Forcat ruse po i afrohen Kievit nga verilindja dhe lindja, në përpjekje për të rrethuar plotësisht kryeqytetin e Ukrainës, ndërsa ushtria vendase po mbrohet me antitanket që ka në dispozicion.