Një ari i murrmë që plagosi pesë persona në një qytet sllovak është eutanazuar, tha ministri i mjedisit i vendit.

Videoja e ariut që vraponte nëpër rrugët e Liptovsky Mikulas më 17 mars u bë virale.

Sipas BBC, ai u gjet pas dhjetë ditësh në një pyll. Një dron dhe teknologji biometrike u përdorën për gjetjen e ariut, tha Ministri i Mjedisit Thomas Taraba në një postim në Facebook, duke falenderuar të gjithë të përfshirët në operacion.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bëhet e ditur se pesë persona, mes tyre një vajzë 10-vjeçare, kanë mbetur të plagosur dhe dy janë dërguar në spital me prerje dhe gërvishtje pasi janë sulmuar nga kafsha. /vizionplus.tv