Delegatët rusë dhe ukrainas janë ulur në një tryezë në Bjellorusi mesditën e së hënës për të arritur një marrëveshje për ndërprerjen e luftës.

Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei mirëpriti delegacionet dhe pasi u ulën në tryezë, ai iu drejtua pjesëmarrësve në takim: “Ju mund të ndiheni plotësisht të sigurt këtu”

Pas fjalimit të tij drejtuar zyrtarë të rangut të lartë të dy delegacioneve, mediat u nxorën jashtë.

Ndërsa një person i paidentifikuar dëgjohet në sfond duke thënë: “Unë të thashë ta fikësh, nuk dëgjon?!”, që mesa duket i drejtohet kameramanëve të mediave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";