Tre persona u vranë nga një ortek që goditi një vendpushim skish në Norilsk, në Rrethin Arktik. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të të premtes, sipas mediave ruse.

 

Ekipet shpëtuan dy të rritur, një burrë 45-vjeçar, një grua 38-vjeçare dhe një fëmijë. Një 14-vjeçar u gjet i gjallë, por është në gjendje të rëndë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në videot e postuara në faqet e rrjeteve sociale, ekipet e shpëtimit dhe vullnetarët luftuan tërë natën në kushte të pafavorshme për të mbërritur deri tek vendi i ngjarjes e për të shpëtuar jetë njerëzish.

 

Autoritetet ruse kanë nisur një hetim për rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti tragjik. Orteku mbuloi një sipërfaqe prej 300 metra katrorë.