Tensionet midis BE dhe Mbretërisë së Bashkuar për vaksinat u përshkallëzuan sërish ndërsa eurodeputetët kërcënuan luftë tregtare nëse kompania Astrazeneca nuk përmbush detyrimet e saj, sipas kontratës. Eksportimi i 3.5 milionë dozave nga Pfizer dhe BioNtech në Britaninë e Madhe, mund të jetë në rrezik. Komisioni Europian këmbëngul se Britania nuk duhet të marrë përparësi edhe pse nënshkroi një kontratë me AstraZeneca tre muaj para se ta bënte Brukseli.

 

STELLA KYRIAKIDES

KOMISIONERE E BE PER SIGURINE E BARNAVE

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne e hedhim poshtë logjikën kush nënshkruan i pari, merr shërbimin. Kjo mund të funksionojë në një kasap por jo në kontrata dhe jo në marrëveshjet tona të përparuara të blerjes. 27 vendet anëtare janë të bashkuara në kërkesën që Astrazeneca të përmbushë detyrimet. Jemi në mesin e një pandemie dhe po humbasim njerëz çdo ditë, nuk janë vetëm numra dhe statistika, janë njerëz që kanë familje, miq dhe kolegë. Ne do të mbrojmë interesat e qytetarëve tanë dhe kërkojmë transparencë e përgjegjshmëri.”

 

Ndërkohë kryeministri britanik, Boris Johnson deklaroi se program i tyre i vaksinimit nuk do të preket.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kontrata midis BE dhe AstraZeneca përmban një klauzolë konfidencialiteti, por unioni ka kërkuar që të bëhen të ditura detajet. Blloku me 27 anëtarë po përballet gjithashtu me vonesa në furnizimet e vaksinës Pfizer-BioNTech.