Aktiviteti destabilizues rus kundrejt Ukrainës do të zërë një vend të rëndësishëm në vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit javën e ardhshme në Evropë.

 

Shefi i diplomacisë amerikane Antony Blinken fillon të hënën vizitën në Evropë, fillimisht në Londër ku do të takohet me homologet e Grupit të Shtatëshes, në përgatitje për takimin e ushëheqësve të G-7 në qershor në Angli. Ministrat pritet të diskutojnë reagimin ndaj sfidave të përbashkëta, përfshirë pandeminë e koronavirusit dhe ndryshimet klimatike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më pas ai shkon në Kiev në një gjest që demonstron mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për qeverinë e Ukrainës përballë kërcënimeve ndaj sovranitetit nga Rusia.

 

Blinken do të takohet me Presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski dhe zyrtarë tjerë të lartë në vend.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas disa javë shtimi të përforcimeve që krijuan alarm ndër autoritetet ukrainase dhe Perëndimin, Rusia ka tërhequr trupat nga zona kufitare. Por zhvillimet e fundit kanë krijuar një acarim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe retorikës mes fuqive perëndimore dhe Kremlinit./ VOA