Presidenti i Francës, Emmanuel Macron planifikon të vizitojë Rusinë së shpejti për të vazhduar bisedimet me presidentin rus, Vladimir Putin, rreth sigurisë dhe ndryshimeve klimatike.

Shefi i Elizesë e ka inkurajuar Europën dhe NATO-n të rishikojnë partneritetin strategjik me Moskën. Të dy presidentët kishin biseduar përmes një video-konference një ditë më parë. “Dialogu i ndërtimit të besimit i iniciuar së bashku me presidentin Putin, vazhdon”, tha Macron në Twitter.

Marrëdhëniet në mes Moskës dhe Perëndimit janë dobësuar shumë që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia dhe roli i saj në konfliktin me Sirinë dhe ndërhyrja në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara. Macron ka shprehur edhe nevojën e fundit të konfliktit në Ukrainë ku luftimet mes forcave qeveritare ukrainase dhe separatistëve pro-rusë lanë të vdekur 13,200 persona që nga prilli i vitit 2014.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tre vjet më parë, u shfaqën disa pretendime sipas të cilave Kremlini ishte përpjekur të influenconte rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Francë dhe kreu i lëvizjes “ En Marche” të Macronit, Richard Ferrand, pat paralajmëruar publikisht mbi “ndërhyrjet e një shteti të huaj” duke hequr paralele mes shënjestrimit të Macronit dhe ish kandidates presidenciale në SHBA, Hillary Clinton.