Një automjet Ferrari FTO e vitit 1962, ngjyrë e purpurt, ishte ylli i ankandit të djeshëm të Sotheby’s në Nju Jork, ku ndër të tjera dolën në ankand pikturat e Monet, Picasso dhe Chagall.

 

Ferrari, i cili është një model sportiv GTO në gjendje të përsosur, u shit për 51.7 milionë dollarë (48.3 milionë euro), duke arritur dy gjëra, së pari, u bë automjeti më i shtrenjtë i Ferrarit dhe i dyti më i shtrenjtë në histori i shitur në ankand.Më i shtrenjti është një Mercedes-Benz, vlera e të cilit arriti në 135 milionë euro vitin e kaluar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sotheby ‘s mblodhi më shumë se 400 milionë javën e kaluar me koleksionin Emily Fisher Landau, koleksioni më fitimprurës i mbledhur nga një koleksioniste femër, e cili paraqiste Picasso-n e dytë më të shtrenjtë, Femme a la montre, e cila arriti në 139 milionë./Living/