Pretendimet se Katari u ka dhënë ryshfet zyrtarëve të Bashkimit Evropian në përpjekje për të fituar ndikim përbëjnë “shqetësim të madh”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

 

Ajo tha se akuzat janë “shumë shqetësuese” dhe “shumë serioze”, dhe bëri thirrje për krijimin e një organi të ri të etikës në BE.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më 10 dhjetor, Policia belge arrestoi katër persona, mes tyre edhe zëvendëspresidenten e Parlamentit Evropian, Eva Kaili, lidhur me disa hetime për korrupsion dhe pastrim parash. Katari i ka mohuat këto pretendime.

 

Policia belge sekuestroit të premten rreth 600 mijë euro, pas bastisjes në 16 lokacioneve në Bruksel. Po ashtu janë sekuestruar edhe kompjuterë dhe disa telefona.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ligjbërësja greke, Eva Kaili, njëra nga 14 zëvendëspresidentët e Parlamentit Evropian, u mor në pyetje ditën e arrestimit.

 

Pas kësaj, Kaili është përjashtuar nga partia e saj në Greqi, Lëvizja Panhelenike Socialiste (PASOK).

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe grupi i qendrës së majtë të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian e suspendoi Kailin menjëherë.

 

Prokurorët në Greqi thanë gjithashtu se kanë ngrirë të gjitha asetet e saj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas raportimeve, ky hetim mund të përfaqësojë një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit në historinë e Parlamentit Evropian.

 

Von der Leyen tha se besimi në institucionet evropiane kërkon standardet më të larta etike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Është çështje e besimit të njerëzve në institucionet tona dhe ky besim në institucionet tona ka nevojë për standardet më të larta”, tha ajo.

 

Nënkryetarja greke është njëra nga 14 zëvendëspresidentët e Parlamentit Evropian. Më 21 nëntor, Kaili kishte mbajtur një fjalim në parlament për Kupën e Botës që po mbahet në Katar, duke thënë se ky event ishte “dëshmi se si diplomacia e sportit mund ta arrijnë transformimin historik të një vendi me reforma që frymëzuan botën arabe”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo gjithashtu kishte thënë se ky vend, që është kritikuar nga perëndimi për trajtimin e punëtorëve emigrantë, është “kryesues i të drejtave të punëtorëve”.

Sipas një postimi në Twitter nga ambasadori i BE-së në Katar, Cristian Tudor, Kaili është takuar me Ministrin e Punës të Katarit, Samikh Al Marri.

 

Politikania greke ka qenë anëtare e Parlamentit Evropian që nga viti 2014 dhe zëvendëspresidente që nga viti 2022. Sipas biografisë së saj në uebfaqen e Parlamentit Evropian, ajo ishte gazetare nga viti 2004 deri në 2007 dhe më vonoi punoi si këshilltare për marrëdhënie me publikun në Greqi./rel

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";