Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, propozoi përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të financuar pajisjet ushtarake të Ukrainës.

“Është koha për të filluar diskutimin e përdorimit të aseteve të ngrira ruse për blerjen e përbashkët të pajisjeve ushtarake për Ukrainën”, tha presidentja e Komisionit të mërkurën gjatë një fjalimi para Parlamentit Evropian në Strasburg.

Theksohet se mënyra e përdorimit të aseteve të shtetit rus që u sekuestruan pas pushtimit rus të Ukrainës, është objekt konsultimesh intensive dhe ngre çështje ligjore.

Opsioni i konfiskimit të tyre është pritur me hezitim brenda E, megjithatë, Brukseli është duke gjetur mënyra për të përdorur asetet që rrjedhin nga këto pasuri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Me ose pa mbështetjen e partnerëve tanë, ne nuk mund të lejojmë që Rusia të fitojë ,” përsëriti presidentja e KE.

Duke iu referuar situatës më të gjerë të BE, Ursula von der Leyen këmbënguli në nevojën për të forcuar sovranitetin evropian./vizionplus.tv/