Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka paralajmëruar se nëse Rusia pushton Ukrainën, atëherë ajo do të përjashtohet nga tregjet financiare ndërkombëtare dhe do ti mohoet qasja në mallrat e mëdha të eksportit.

“Masat do të godasin të gjitha mallrat që prodhojmë, të cilat Rusisë i duhen urgjentisht për të modernizuar dhe diversifikuar ekonominë e saj, ku ne jemi dominues globalisht dhe ato nuk kanë asnjë zëvendësim.

Është shumë e qartë se nëse Presidenti rus Vladimir Putin fillon një luftë, ne do të përgjigjemi me instrumentin më të fuqishëm që kemi dhe në pikën më të dobët që ka Rusia: me sanksione ekonomike dhe financiare. Pika e qartë e dobët e Rusisë është një ekonomi e bazuar në energjinë e karburanteve fosile”, tha ajo.

Ajo i kërkoi Putinit të kthehet në tryezën e bisedimeve, por pohoi se nëse zgjedh luftë, do t’i përgjigjen me pasoja të rënda.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";