Perëndimi nuk duhet të ndalojë së furnizuari Ukrainën me armë dhe as t’i japë fund mbështetjes financiare, nëse dëshiron që Kievi të jetë i suksesshëm në luftën kundër Rusisë, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ajo tha në Davos, ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror, se Ukraina mund të fitojë, por se Perëndimi duhet të vazhdojë të forcojë rezistencën e tyre.

Von der Leyen tha se ukrainasit kanë nevojë për fonde të parashikueshme dhe furnizim të vazhdueshëm me armë për të mbrojtur Ukrainën dhe për të rimarrë territorin e saj.

“Ata kanë nevojë për aftësinë për të penguar sulmet e ardhshme nga Rusia. Dhe gjithashtu kanë nevojë për shpresë. Ata duhet të dinë se lufta e tyre do t’u sjellë atyre një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre”, tha Von der Leyen. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";