Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përshëndeti marrëveshjen e arritur mes Hamasit e Izraelit mbi pengjet dhe armëpushimin. Ajo theksoi se Komisioni Europian do të shfrytëzojë armëpushimin për rritjen e ndihmave humanitare për Gazën.

 

“Komisioni Evropian do të bëjë gjithçka për të përfituar nga ky pezullim i armiqësive për të rritur ndihmën humanitare për Gazën. Unë mirëpres me gjithë zemër marrëveshjen e arritur për lirimin e 50 të rrëmbyerve dhe ndërprerjen e armiqësive. Çdo ditë që këto nëna dhe fëmijë mbahen peng nga terroristët është më e rëndë për të gjithë”, tha Von der Leyen.

Izraeli dhe Hamasi pas disa ditësh negociatash arritën në një marrëveshje për armëpushim katërditor dhe lirimin e 50 pengjeve që mbahen nga Hamasi. Ky do të shënojë dhe armëpushimin e parë mes Izraelit dhe Hamasit që nga rindezja e konfliktit në 7 tetor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";