Një 32-vjeçar maroken, i cili aksidentoi për vdekje 8 çiklistë në vitin 2010 në Lamezia Terme, është arrestuar sërish për një aksident me pasojë vdekjen.

Chafik El Ketani po hetohet në lidhje me një aksident të ndodhur në 6 shtator, ku për pasojë humbi jetën një tjetër maroken që udhëtonte me të në makinë. Sipas hetimeve, i riu dyshohet të ishte nën efektin e drogës dhe udhëtonte me një shpejtësi shumë të madhe.

El Ketani u ndalua në spitalin Sant’Orsola në Bologna ku ishte shtruar për të marrë mjekim për plagët e marra.

Në vitin 2010, burri me rezidencë në Gizzeria hyri me shpejtësi mes një grupi prej 10 çiklistësh duke vrarë 8 prej tyre dhe plagosur 2 të tjerë. Edhe në atë kohë ai ishte nën efektin e narkotikëve dhe për këtë krim u dënua me 8 vite heqje lirie.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";