Fatmir Tarellari, 50-vjeçari shqiptar, autor i dyshuar i vrasjes në Volos është lënë në “arrest shtëpie”.

Një hetues dhe një prokuror, sipas “Tachydromos”, kanë rënë dakord që 50-vjeçari, i cili të mërkurën e datës 10 janar, vrau kunatin, pak orë pasi u informua nga vajza e tij se 33-vjeçari e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare dhe së fundmi e shantazhonte duke i zhvatur para duke e kërcënuar se do të publikonte video materiale kundër saj, të linte qelinë.

Shqiptari, i cili akuzohet për vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore, përdorim të armës dhe armëmbajtje, është lënë përkohësisht në arrest shtëpie në shtëpinë e vajzës së tij , derisa këshilli gjyqësor të vendosë për fatin e tij pas pesë ditësh.

Alexis Kougias, një nga dy avokatët e të pandehurit, në deklarimet e tij ka deklaruar se 50-vjeçari nuk është kriminel dhe arma është shkrepur gjatë përleshjes./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";