Babai rus që vrau shokun e tij pedofil, Sviridov, pasi ky i fundit abuzoi seksualisht me vajzën 8-vjeçare është vendosur në “arrest shtëpie”.

Forcat e sigurisë ruse, kanë vendosur të bëjnë një përjashtim për Vyacheslav, duke e lnë të lirë të atin e 8-vjeçares.

34-vjeçari ka mbështetjen e qytetarëve, të cilët mendojnë se ai thjesht po mbronte të bijën nga shoku i tij pedofil, duke kërkuar që ai të mos akuzohet për vrasje.

“Ai nuk është vrasës, mbrojti vajzën e tij dhe gjithë fëmijët tanë.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nuk ishte hera e parë që Sviridov bënte të tillë: në celular kishte dhe video të tjera qe e tregonin duke abuzuar me fëmijë të ndryshëm nga fshati i tyre Vintai, në jugperëndim të Rusisë. Vyacheslavit iu errën sytë dhe e ka qëlloi për vdekje njeriun të cilin e kishte konsideruar mik.