Gazetarja ruse, Daria Dugina 30 vjeçe, vajza e politologut dhe filozofit pro Putinit, Aleksandër Dugin është vrarë në një shpërthim me bombë në Moskë.

Ajo kishte marrë pjesë në një konference me temë “Tradita dhe historia” pranë Moskës, e mbajtur nga babi i saj Aleksandër Dugin.

Gjatë kthimit, në periferi të kryeqytetit një shpërthimi i ka marrë jetën 30-vjeçares, e cila duhet të ishte në makinë me babin e saj, por ky i fundit disa çaste më herët kishte vendosur të ndryshonte automjet.

Media e huaj shkruajnë se hetuesit rusë dyshojnë se atentati ishte planifikuar për babain e gazetares, Aleksandër Dugin, por që ai nuk ndodhi në makinë atë moment.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I ati i 30-vjeçares është këshilltar i disa politikanëve dhe një filozof rus i njohur për pikëpamjet e tij anti-perëndimore.

Vitet e fundit ai është cilësuar si një nga frymëzuesit e politikës së jashtme të Vladimir Putinit. Në vitin 2014-të ai u shkarkua nga Universiteti Shtetëror i Moskës pas thirrjes së tij për të vrarë ukrainasit.

Dugin bënte pjesë në grupin personave të afërt me Putin ndaj të cilëve janë vendosur sanksione nga Shtetet e Bashkuara.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";