Udhëheqësi i lartë i Hamasit, Ismail Haniyeh është vrarë në Iran. Lajmi është bërë i ditur nga Hamasi, përmes një deklarate zyrtare.

Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, Hamasi tha se Haniyeh u vra në një bastisje izraelite në rezidencën e tij në Teheran.

Një numër i figurave të tjera të larta të Hamasit, përfshirë presidentin palestinez Mahmoud Abbas, e kanë përshkruar vdekjen e Haniyeh si një “atentat” dhe janë zotuar të hakmerren.

Korpusi i Gardës Revolucionare iraniane tha se shkaku i “incidentit” nuk ishte menjëherë i qartë, por “po hetohej”, njoftoi agjencia e lajmeve AFP.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas grupit, Haniyeh vdiq pasi mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri iranian Masoud Pezeshkian, i cili u betua të martën./vizionplus.tv