Presidenti kinez Xi Jinping do të mbërrijë sot në Paris në një vizitë të rrallë zyrtare, ku do te takohet me homologun e tij francez Emmanuel Macron.

Shefi i Elizes pritet t’i bëjë presion kreut të shtetit kinez që të reduktojë mosmarrëveshjet tregtare midis Kinës dhe BE-së dhe ta bindë atë të përdorë ndikimin e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Asnjë nga objektivat nuk duket i lehtë, me vizitën e Xi Jinping që vjen ndërsa tensionet mes Kinës dhe BE-së mbi tregtinë janë përshkallëzuar.

Parisi po mbështet një hetim europian për eksportet e automjeteve elektrike nga Kina dhe në janar Pekini nisi një hetim për importet kryesisht nga Franca, një lëvizje që shihet gjerësisht si hakmarrje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti kinez do të pritet në orën 16:00 nga kryeministri francez Gabriel Atal. Ndërsa të hënën që përkon me 60-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve do të ketë takime me  Macron dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kjo është vizita e parë e presidentit kinez në Europë që nga viti 2019 dhe pas Francës, nga e mërkura e deri të premten, ai do të vizitojë Serbinë dhe Hungarinë, dy vende që kanë mbajtur lidhje të ngushta me Moskën që nga nisja e sulmit ndaj Ukrainës.