Mesa duket, edhe platforma gjigande e videove, Youtube, ka ndaluar së funksionuari në disa rajone të Rusisë.

Kjo lëvizje vjen pasi Moska bllokoi pak orë më parë edhe mediat sociale Facebook dhe Twitter.

Bllokimin e mediave sociale, Kremlini i ka justifikuar duke i konsideruar si favorizuese ndaj mediave  pro-ukrainase dhe diskriminim ndaj mediave ruse.

Kujtojmë që pak ditë më parë Facebook dhe Youtube bllokuan disa media ruse në platformat e tyre pasi shpërndanin informacione të rreme për luftën në Ukrainë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";