Presidenti Vladimir Putin urdhëroi shtetin rus, më 5 tetor, që të marrë kontrollin e plotë të centralit bërthamor të Zaporizhjës. Kjo është një nga lëvizjet e tij të para për të vendosur sundim mbi zonat e Ukrainës që Rusia i ka shpallur si të sajat.

 

Urdhëri pasoi nënshkrimin e dekreteve për aneksimin e katër rajoneve ukrainase, të cilat kontrollohen pjesërisht nga Moska.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas nënshkrimit të dekretit që përcakton centralin bërthamor si “pronë federale” ruse, Putin tha se pret të “stabilizohet” situata në këto rajone.

 

Rusia ka shpallur aneksimin e rajoneve ukrainase të Luhanskut, Donjeckut, Hersonit dhe Zaporizhjës, pasi në këto rajone u mbajtën referendume të rreme.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zaporizhja është qytet në juglindje të Ukrainës, ku ndodhet centrali më i madh bërthamor në Evropë. Kontrolli i këtij centrali është marrë nga forcat ruse pak kohë pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

 

Rosenergoatom, operatori rus i energjisë bërthamore, tha se do të vlerësojë dëmet në infrastrukturën e uzinës dhe do t’i transferojë punonjësit ukrainas në një organizatë të re në pronësi ruse.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa operatori shtetëror bërthamor ukrainas, Enerhoatom, tha se dekreti i Putinit dhe dokumentet e tjera ruse në lidhje me centralin bërthamor ishin “të pavlera dhe absurde”.

 

Enerhoatom tha se centrali do të vazhdojë të funksionojë “në përputhje me legjislacionin ukrainas”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, u nis për në Kiev më 5 tetor, dhe pritet që ta vizitojë edhe Moskën gjatë kësaj jave.

 

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, dhe në shtator Putin shpalli një mobilizim të “pjesshëm” ushtarak për të forcuar radhët në Ukrainë, në kohën kur forcat e Kievit po raportojnë për rimarrjen e kontrollit të disa territoreve që ishin pushtuar nga forcat ruse.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";