Një anije antike romake është zbuluar në Detin Mesdhe pranë brigjeve të Palermos.

 

Anija, e cila daton nga shekulli i dytë para Krishtit, kishte mbetur në thellësinë 92 metra pranë ishullit ‘Isola delle Femmine’. Mjeti lundrues ishte mbushur me qypa vere. Autoritetet e kanë cilësuar si zbulimin më të rëndësishëm arkeologjik të viteve të fundit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Drejtuesja e çështjeve detare për rajonin e Siçilisë deklaroi se: “Deti Mesdhe vazhdon të na japë elementë të çmuar të rindërtimit të historisë sonë, të lidhur me tregtinë detare, me tipet e anijeve të lashta dhe transportin e kryer prej tyre.”