Në një prej operacioneve më të mëdha antidrogë, policia belge arrestoi mbi 60 persona, gjatë 114 kontrolleve, ku u zbuluan 6 laboratorë të përpunimit të kokainës.

Specialistët konfirmuan se mbi 1 ton kokainë në javë përpunohej në këta laboratorë, ndërsa pas ripaketimit droga shpërndahej në pjesë të ndryshme të Europës.

Gjatë një konference për shtyp, drejtori i policisë gjyqësore të Brukselit, Eric Jakobs tha se një pjesë e madhe e të arrestuarve janë me shtetësi shqiptare, por ka edhe kolumbianë dhe shtetas belgë. Ai shtoi se kjo është një organizatë kriminale që vepronte mes Amerikës së Jugut dhe Europës, ndërsa bosët e saj janë eksponentë të Ndragheta-s italiane.

Në total u sekuestruan 1 milion euro cash, një makinë që numëronte paratë, disa dronë, 350 kg kokainë dhe 9 tonë kanabis.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";