Jake Davison është identifikuar si autori që u mori jetën pesë personave në Plymouth të Anglisë. Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten ndërsa pasi kreu vrasjet, Davison e ktheu armën edhe nga vetja.

Si pasojë e sulmit të ndodhur të enjten pasdite mbetën të vrarë 5 persona, mes tyre edhe një 5-vjeçare. Policia e cilësoi ngjarjen si më të rëndën ( që s’ka lidhje me terrorizmin),  në Britani që nga viti 2010.

Sipas raportimeve, katër nga viktimat ndërruan jetë në vend ndërsa i pesti në spital.

Kryeministri i vendit Boris Johnson pas ngjarjes së rëndë shkroi në Twitter: “Mendimet e mia janë me miqtë dhe familjarët e atyre që humbën jetën dhe me të gjithë ata që janë prekur nga ky incident tragjik në Plymouth mbrëmjen e kaluar.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";