Guvernatori i Montanës, Greg Gianforte nënshkroi të mërkurën aktin ligjor që ndalon përdorimin e aplikacionit me pronësi kineze TikTok në shtetin që ai drejton, duke u bërë kështu shteti i parë amerikan që ndalon aplikacionin e njohur të mediave sociale.

 

Në zbatim të aktit të djeshëm, ofrimi i aplikacionit Tik Tok nga kompanitë Google dhe Apple për përdoruesit që jetojnë në Montana do të përbëjë shkelje ligjore. Ndalimi hyn në fuqi në 1 janar të vitit 2024 dhe në rast shkeljeje, si Tik Tok dhe kompanitë Google dhe Apple mund të përballen gjoba deri në 10 mijë dollarë në ditë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aplikacioni TikTok përdoret nga më shumë se 150 milionë amerikanë, por një numër në rritje ligjvënësish dhe zyrtarësh shtetërorë po bëjnë thirrje për ndalimin e tij në të gjithë Shtetet e Bashkuara mes shqetësimeve për ndikim të mundshëm të qeverisë kineze tek kjo platformë.

 

TikTok, i cili është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, përmes një deklarate tha se akti ligjor cënon Amendamentin e Parë të kushtetutës amerikane për lirinë e shprehjes, duke shtuar se platforma “do të mbrojë të drejtat e përdoruesve të saj brenda dhe jashtë shtetit të Montanës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më herët kompania ka hedhur poshtë dyshimet për ndarjen e të dhënave të përdoruesve të saj me qeverinë kineze dhe ka deklaruar se nuk do ta një gjë e tillë nëse do t’i kërkohej./voa