Zëdhënësi i talebanëve deklaroi gjatë një interviste për një televizion amerikan se nuk ka asnjë provë se themeluesi i Al Kaedës, Osama Bin Laden fshihej pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit dhe shtoi se kjo ishte vetëm një justifikim për të pushtuar Afganistanin në 2001.

“Kur Osama Bin Laden u kthye në një çështje për amerikanët, ai ishte në Afganistan.  Nuk ka asnjë provë për përfshirjen e tij në këto sulme. Megjithatë, tashmë në kemi premtuar se toka afgane nuk do të përdoret më ndaj askujt”, u shpreh Zabihullah Mujahid në NBC, duke premtuar se vendi i tij nuk do të jetë më një “parajsë” për terroristët.

Gazetari i NBC më pas insistoi dhe e pyeti sërish Mujahid se me këtë nënkuptonte se grupi e pranonte përgjegjësinë për sulmin më të rëndë terrorist dhe ai u përgjigj se: “Nuk ka prova. Edhe pas 20 vitesh nuk ka prova që Bin Laden është i përfshirë. Ai ishte vetëm një justifikim për luftën”.

Mujahid i bëri këto deklarata pavarësisht se Bin Laden e pranoi në vitin 2004 se kishte urdhëruar sulmet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";