Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy mbërriti në Kapitol të enjten mes pikëpyetjesh të ngritura nga republikanët nëse Kongresi duhet të miratojë një raund të ri ndihme për vendin e tij, pavarësisht një përparimi të ngadaltë kundër pushtuesve rusë.

 

Zoti Zelenskiy udhëtoi drejt Uashingtonit pasi u përpoq të sigurojë mbështetjen ndërkombëtare në Kombet e Bashkuara. Ai do të takohet gjithashtu me Presidentin Joe Biden dhe udhëheqësit ushtarakë në Pentagon, si dhe pritet të mbajë një fjalim në mbrëmje në muzeun e Arkivave Kombëtare.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zoti Zelenskiy po takohet me udhëheqësit e Dhomës së Përfaqësuesve që drejtohet nga republikanët si dhe përfaqësues të komisionit të Sigurisë Kombëtare të kësaj dhome, përpara një sesioni me dyer të mbyllura me përfaqësuesit e Senatit, që kontrollohet nga demokratët.

 

Presidenti Biden dhe shumica e udhëheqësve të Kongresit vazhdojnë ende të mbështesin ndihmën për Ukrainën, megjithatë zoti Zelenskiy pritet të përballet me qëndrime më ashpra sesa kur vizitoi Uashingtonin, nëntë muaj më parë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa kundërofensiva ushtarake e Ukrainës vazhdon dhe Kongresi është përfshirë nga debatet mbi buxhetin duke nxitur shqetësimet mbi një mbyllje të mundshme të qeverisë, një numër në rritje i republikanëve kanë vënë në pikëpyetje miliarda dollarë që Uashingtoni i ka dërguar Kievit për nevoja ushtarake, ekonomike dhe humanitare.

 

Që nga fillimi i sulmit të Rusisë në shkurt 2022, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar rreth 113 miliardë dollarë ndihmë humanitare dhe sigurie për Ukrainën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të mërkurën Presidenti Zelenskiy kërkoi ndihmë financiare edhe nga disa prej miliarderëve më të njohur të Amerikës, që operojnë në fusha të tilla si financat, teknologjia dhe sportet./VOA/