Gjatë një vizite në rajonin e Mykolaiv Presidenti i Ukrainas Volodymyr Zelenskiy u takua me trupat ushtarake që po luftojnë në vijën e frontit jugor. Lajmi u njoftua të shtunën nga vetë zoti Zelenskiy i cili nuk dha detaje se kur e kishte vizituar këtë rajon.

 

Në një video të postuar në llogarinë e tij zyrtare në Telegram shfaqej presidenti tek shpërndante medalje e pozonte për fotografi me ushtarët ukrainas, në atë që dukej të ishte një strehim nëntokësor.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Burrat tanë trima. Secili prej tyre po punon pa ngurrim. Ne do të vazhdojmë të rezistojmë e me patjetër do të fitojmë”, shkruante ai.

 

Në fillim të marsit forcat ruse arritën deri në periferi të Mykolaivit, por më pas iu drejtuan skajeve lindore e jugore të rajonit, ku luftimet vazhdojnë. Zyra e zoti Zelenskiy tha se presidenti vizitoi gjithashtu qytetin si dhe inspektoi një ndërtesë të administratës rajonale, shkatërruar nga një sulm me raketë nga ana e trupave ruse, në fund të muajit mars. Si pasojë 37 persona u vranë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti vizitoi dhe një spital në Mykolaiv, si dhe vlerësoi punën e kryebashkiakut Oleksandr Senkevych dhe guvernatorin Vitaliy Kim gjatë katër muajve të agresionit rus, bëri të ditur zyra e tij në një deklaratë të veçantë.