Ndërkohë që kemi hyrë në ditën e 24-t të agresionit rus, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje që të mbahen sa më parë bisedimet për arritjen e paqes.
Më tej, ai theksoi se ky është shansi i vetëm i Rusisë për të zvogëluar sa më shumë humbjet nga “gabimet” e saj në këtë sulm.
“Ky është i vetmi shans për Rusinë që të zvogëlojë dëmin nga gabimet e veta. Është koha për t’u takuar, është koha për të biseduar, është koha për të rivendosur integritetin territorial dhe drejtësinë për Ukrainën.
Përndryshe, humbjet e Rusisë do të jenë të tilla që do t’ju duhen disa breza për t’u rikuperuar”, u shpreh Volodymyr Zelensky.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";