Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në një konferencë shtypi i ka kërkuar një takim të drejtpërdrejt  homologunte tij rus, Vladimir Putin.

Për Zelensky, takimi me Putin është e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, që tashmë ka hyrë në ditën e saj të tetë.

“Ne nuk po sulmojmë Rusinë dhe nuk planifikojmë ta sulmojmë atë. Çfarë dëshironi nga ne? Lëreni tokën tonë. Uluni me mua. Vetëm jo 30 metra larg si me presidentin francez Emmanuel Macron,” tha ai.

Aktualisht, delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë janë duke zhvilluar negociatat e dyta në qytetin e Brest në Bjellorusi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";