Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka akuzuar vendet evropiane, veçanërisht Gjermaninë dhe Hungarinë, që po vazhdojnë të blejnë naftë ruse, për bllokimin e përpjekjeve rreth vendosjes së një embargoje ndaj shitjes së energjisë, ku Rusia fiton mbi 300 miliardë euro në vit.

 

“Disa nga miqtë dhe partnerët tanë e kuptojnë se tani është një kohë tjetër, se nuk është më çështje biznesi dhe parash. Është një çështje e mbijetesës”, tha Zelensky.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ka pasur një zhgënjim në rritje në mesin e udhëheqjes së Ukrainës me Gjermaninë, e cila ka mbështetur disa sanksione kundër Rusisë, por deri më tani ka rezistuar ndaj thirrjeve për të mbështetur veprime më të ashpra për shitjet e naftës.

 

Presidenti përsëriti thirrjet për furnizimin me më shumë armë, duke thënë se ato nuk po i merrnin aq shpejt sa për të shmangur sulmin e Rusisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";