Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për zbatimin e një rindërtimi të përgjakshëm të nazizmit, ndërsa sulmet e ushtrisë ruse janë intensifikuar ndjeshëm në lindje të vendit.
VOLODYMIR ZELENSKIY
PRESIDENT I UKRAINES
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Nuk është bërë ende një shekull, brohoritja e të gjithëve ne, kurrë më, zgjati vetëm 77 vjet. E mposhtëm të keqen por ajo lindi përsëri. Këtë e kanë kuptuar të gjithë shtetet dhe kombet që mbështesin Ukrainën. Pavarësisht maskës së re të bishës, ata e njohin sepse ndryshe nga disa, e kujtojnë se për ccfarë dhe kundër kujt luftuan parardhësit tanë.”
Zelensky u bëri thirrje për ndihmë vendeve evropiane, përfshirë Britaninë e Madhe, Francën dhe Holandën, duke krahasuar bombardimet naziste të qyteteve të tyre me sulmet ruse në Ukrainë.
Mijëra njerëz janë vrarë në luftë, ndërsa rreth 6 milionë janë larguar nga Ukraina. Perëndimi ka ndërmarrë një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë, ndërsa po ndihmo Kievin me armatime.