Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Mike Johnson, për”miratimin e shpejt” të ndihmës së madhe ushtarake jetike për vendin e tij.

Ndihma prej 60 miliardë dollarësh është bllokuar në Kongres që nga viti i kaluar.

“E informova Johnson për situatën në fushën e betejës, veçanërisht për rritjen dramatike të terrorit ajror rus”, tha Zelensky pas një bisede telefonike me një zyrtar të lartë amerikan.

Zelensky tha se ndihma e SHBA për Ukrainën e miratuar nga Kongresi është e një rëndësie jetike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Johnson, i cili përcakton se cilat projektligje do të hidhen në votim në Dhomën e Përfaqësuesve, tha së fundmi se ai po shqyrton mënyrat për të ndihmuar Ukrainën, ndërsa Senati ka miratuar tashmë 60 miliardë dollarë ndihmë. /vizionplus.tv