Brad Raffensperger njoftoi se në Georgia është vendosur të kryhet rinumërimi i fletëve të votimit të hedhura në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit. Ai nënvizoi se rezultati i caktuar dhe i pakundërshtueshëm mund të jepet deri në 20 nëntor.

“Për shkak se diferenca është kaq e vogël, do të nevojitet një rinumërim i plotë dhe manual në secilin qark. Kjo do të ndihmojë në krijimin e besimit. Do të jetë një rishikim dhe rinumërim së bashku”, tha Raffensperger.

Më parë, stafi i Trump i kishte dërguar një letër Raffensperger për të hetuar parregullsitë e votimit që ata besojnë se kanë ndodhur Georgia.

“Miliona qytetarë të Georgias dyshojnë në procesin e numërimit të votave në këtë shtet “, thuhet në letër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";