Pothuajse ka përfunduar procesi i numerimit te votave në Turqi. Deri më tani Erdogan  ka marrë 49.42% të votave , i ndekur nga kandidati  i opozitës Kemal  Kilicdaroglu me 44.95% të votave. Ndersa janë numëruar  99.38 % e kutive, duket  se dy rivalet do të kalojne në balotazh.

 

Rezultatet përfundimtare që dalin pas numërimit të të gjithave kutive te votimit , apo pasi raundi i dytë i votimit të zhvillohet brenda dy javësh, do të përcaktojnë nëse shteti i Turqisë, mbetet nën kontrollin e Erdoganit ose rifillon një rrugëtim te ri, të premtuar nga lideri i opozitës, Kemal Kilicdaroglu.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duke folur para mbështetësve në Ankara, Erdogan, tha se ai ende mund të fitonte, por do të respektonte vendimin e qytetarëve nëse gara shkon drejt një balotazhi pas dy javësh.

 

“Ne ende nuk e dimë nëse zgjedhjet përfunduan në rundin e parë…Nëse kombi ynë ka zgjedhur për një rund të dytë, kjo është gjithashtu e mirëpritur”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë  kandidati i opozitës Kilicdaroglu është shprehur i vendosur  se do e fitoje  raundin e dytë të zgjedhjeve.

 

“Ne do të fitojmë absolutisht raundin e dytë… dhe do të sjellim demokracinë”, deklaroi  Kilicdaroglu , kandidat i një aleance prej gjashtë partish, duke shtuar se Erdogani kishte humbur besimin e një kombi që tani kërkon ndryshim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këto zgjedhje do të jenë vendimtare për të ardhmen politike të presidentit Rexhep Tajip Erdogan dekadat e të cilit në pushtet, kanë riformatuar politikën e Turqisë dhe rolin e saj në çështjet globale.