Gazetarja dhe redaktorja e televizionit “Kanali 1” është zhdukur disa orë pasi u shfaq me një pankartë në duar kundër pushtimit rus të Ukrainës gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të lajmeve në kanalin shtetëror rus më 14 mars.

Marina Ovsyannikova, e cila ishte dhe punonjëse, redaktore në Kanalin 1, doli papritur pas prezantueses së lajmeve të hënën mbrëma, teksa ajo fliste për planet e Qeverisë ruse për të zbutur efektet e sanksioneve perëndimore.

Ovsyannikova mbante një pankartë në duar, ku shkruante: “Jo luftës, ndalojeni luftën, mos i besoni propagandës! Ata po gënjejnë këtu”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";