Athinë – Qindra zjarrfikës po zhvillojnë një betejë të vështirë me flakët që prej ditës së djeshme, pas zjarrit në verilindje të Atikës, që fillimisht u shfaq shfaq në zonën e Varnavasit dhe tashmë ka arritur në Penteli duke kërcënuar edhe Nea Makrin.

Përfaqësuesi i shtypit i departamentit të zjarrfikësve, në përditësimin e tij të parë të hënën në mëngjes, tha se “të gjitha forcat e Mbrojtjes Civile luftuan fort gjatë gjithë natës dhe pavarësisht përpjekjeve mbinjerëzore, zjarri u zhvillua me shpejtësi”.

Një pasqyrim më të mirë të kësaj situate sjell imazhi i kapur jashtë spitalit të fëmijëve Penteli, nga i cili është dashur të largohen gjithsej 29 fëmijë.

Një zjarrfikës i rraskapitur pas luftës me flakët shihet i shtrirë përtokë duke pushuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të paktën 510 zjarrfikës me 16 grupe komando pyjore dhe 152 automjete, si dhe një numër i madh vullnetarësh po punojnë në frontin e madh të zjarrit në verilindje të Atikës, me ndihmën e të gjitha agjencive përkatëse.

/vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";