Zohran Mamdani ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në New York City dhe do të bëhet kryetari i parë mysliman i qytetit më të madh në SHBA.

Në fjalimin e tij të fitores, 34-vjeçari i cili do të marrë detyrën më 1 janar, tha se “shpresa ka mposhtur tiraninë” dhe se “në këtë kohë trazirash politike, Nju Jorku do të jetë drita”.

Kryebashkiaku i sapozgjedhur i dërgoi më pas një mesazh të drejtpërdrejtë Donald Trump, duke thënë se nëse kishte një qytet që mund t’i tregonte kombit se si ta mposhtte Trumpin, ai ishte “qyteti që e rriti atë”.

Duke fajësuar drejtpërdrejt Presidentin e SHBA-së Trump për politikën anti-imigracion të karakterizuar nga bastisje ndonjëherë shumë të dhunshme, Mamdani theksoi se “Nju Jorku do të mbetet një qytet emigrantësh.”

Në prag të zgjedhjeve, republikani Trump u bëri thirrje qytetarëve të votonin për kundërshtarin kryesor të Mamdanit, Andrew Cuomo.

“Nëse kandidati komunist Zohran Mamdani fiton zgjedhjet dhe bëhet kryetar bashkie i Nju Jorkut, është shumë e pamundur që unë të vazhdoj të kontribuoj me fonde federale” në qytet, “përtej minimumit të kërkuar”, paralajmëroi Presidenti Trump nëpërmjet Truth Social.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kush është Zohran Mamdani?

I lindur në Kampala, Ugandë, më 18 tetor 1991, Zohran Kwame Mamdani u rrit në një mjedis intelektual dhe multikulturor. Babai i tij, Mahmood Mamdani, është një nga studiuesit më të njohur të politikës dhe kolonializmit në Afrikë, ndërsa nëna e tij, Mira Nair, është një regjisore me famë ndërkombëtare e filmave të tillë si Monsoon Wedding dhe The Namesake.

Familja u zhvendos fillimisht në Afrikën e Jugut dhe më pas në Nju Jork, ku Zohran mbërriti në moshën shtatë vjeç.

Pasi u diplomua me një diplomë në Studime Afrikane nga Kolegji Boëdoin në Maine, ai punoi në punë sociale si këshilltar strehimi, një përvojë që ndikoi thellësisht në pikëpamjen e tij politike./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";