Mijëra njerëz në Rripin e Gazës mbushën rrugët për të festuar armëpushimin midis Izraelit dhe grupeve të armatosura palestineze.

 

Armëpushimi, i cili u mirëprit ndërkombëtarisht, u ndërmjetësua nga Egjipti në orët e para të së premtes pas 11 ditësh bombardimesh të pamëshirshme.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ata filluan të brohorisnin dhe brohorisnin “Zoti është i Madh”. Dhe për ta sot, është konsideruar në të vërtetë dita e parë e Bajramit të Madh pasi konflikti nisi në ditët e fundit të Ramazanit dhe nuk arritën të festonin Bajramin”, janë raportimet për festën në Gaza.

 

Bombardimi i Izraelit ndaj Gazës vrau 232 palestinezë, duke përfshirë 65 fëmijë. Nga pala izraelite, 12 persona, përfshirë dy fëmijë, u vranë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";