“NATO po shqyrton mundësinë e rrëzimit të raketave ruse në rast se ato afrohen shumë me kufijtë e shteteve anëtare të aleancës Atlantike”, deklaroi zëvendësministri i Jashtëm polak, dy ditë pasi Varshava foli për një shkelje të hapësirës ajrore të saj.

Qeveria e Polonisë tha të dielën se një raketë ruse e lëshuar gjatë natës në qytete në Ukrainën perëndimore ka shkelur hapësirën ajrore polake për 39 sekonda.

Ministria e Mbrojtjes polake siguroi se të gjitha sistemet e mbrojtjes kundërajrore janë aktivizuar dhe se kjo raketë do të rrëzohej nëse do të kishte treguesin më të vogël se po shkonte drejt një objektivi në tokën polake.

Dje, zëvendësministri i Jashtëm polak Andrzej Sejna i tha radiostacionit RMF24 se konsiderata të ndryshme janë duke u analizuar në NATO pas këtij incidenti, duke përfshirë mundësinë e rrëzimit  të raketave nëse ato afrohen shumë me kufijtë e vendeve anëtare të aleancës, të cilat përfshijnë Poloninë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por diçka që mund të bëhet vetëm me marrëveshjen e palës ukrainase dhe duke marrë parasysh pasojat ndërkombëtare, shtoi zoti Seina. /vizionplus.tv